Iska e Duraku te komuniteti jo-shumicë në Celinë

Bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Afrim Dina, përfaqësuesin e fshatit Celinë Muhamet Ramadani dhe drejtorin Berat Duraku, nënkryetari Fatmir Iska, ditën e djeshme ka vizituar komunitetin jo-shumicë të fshatit Celinë.

Ai ka thënë se ky komunitet është pjesë e pandarë e shoqërisë kosovare.

“Komuniteti jo-shumicë është vlerë e shtuar dhe pjesë e pandarë e shoqërisë sonë. Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet ky komunitet dhe përkushtimin për të krijuar klimën sociale, politike dhe ligjore, ku të drejtat dhe kultura e tyre respektohen plotësisht e në çdo kohë”, ka shkruar ai.

Reklama