Iska: Do të angazhohemi që gratë të jenë fatkor kyç për vendin tonë

Kryetari i AAK-së Smajl Latifi dhe kandidatët për deputetë Fatmir Iska, Berat Duraku, Bjondina Kleqka dhe Mahmut Morina, dje kanë mbajtur një takim me gra nga Rahoveci.

Iska ka shkruar në Facebook për këtë takim , ku ka thënë se ka shpalosur zotimet e tij për një Kosovë ku gruaja, nëna dhe vajzat, janë faktorë kyçy për vendin.

Iska shkruan:

Në një bashkëbisedim të hapur dhe miqësor, shpalosa zotimet tona për një Kosovë, ku gruaja, nëna dhe vajza, janë faktorë kyç në proceset më të rëndësishme të vendit.

Para zonjave të Rahovecit, theksova se vota për Ramush Haradinajn President, Bjondinën si deputete, e mua, Beratin dhe Mahmutin si deputet, është votë për një shtëpi të sigurt dhe rritje të mundësive shtesë për gruan e Kosovës e në veçanti të Rahovecit!

#FORCAEKOSOVËS

#26

Reklama