Ish-ushtari i Smajl Latifi që jeton në SHBA bleu 4,000 euro fishekzjarre për ta festuar fitoren e tij

Driton Hot inga Ratkoci, që punon dhe ka biznese në SHBA, ka ardhur në zgjedhjet e 14 nëntorit për ta përkrahur Smajl Latifin në garën për kryetar.

Por, më shumë se për ta votuar, Hoti ka organizuar edhe një festë në fshatin Ratkoc, prej nga vjen edhe vet Latifi, me muzikë e fishekzjarre.

Në ATV, Hoti ka thënë se ishte ushtar i Smajl Latifit në luftën e fundit dhe se e përkrah punën e tij si kryetari i Komunës së Rahovecit.

Ai ka ndarë jo më pak se 4,000 euro për të blerë fishekzjarre që ta festojë në mënyrë të veçantë fitoren e Latifit.

Reklama