Ish-kapiteni i Rahovecit merr licencë për trajner nga UEFA

Të shpeshta janë rastet kur futbollistët, të cilët e kanë mbyllur karrierën ose janë pranë mbylljes vendosin të ndjekin një rrugë tjetër, duke qëndruar sërish besnikë me fushën e blertë të futbollit.

Ata ndjekin kursin e trajnimit dhe me një liçencë, mund të jenë trajnerë të ardhshëm të klubeve në Kosovë, siç është rasti i Agim Hotit, shkruan Reporteri.net.

Në fakt, ish-kapiteni i KF. Rahovecit e shumë klubeve të ndryshme në vend, , ka marrë liçencën “UEFA C” për trajner.

Kursi për këtë liçencë ka zgjatur afro 4 javë, ku si detyrim janë teoria, praktika dhe një provim përfundimtar. Të gjithë të liçencuarit do të kenë mundësi të ndjekin kursin për “UEFA A” dhe “UEFA Pro”.

Reklama