Ish i dashuri i Dua Lipës tregon pse u braktisë nga ajo

Ish i dashuri i këngëtares Dua Lipa, Isaac kursesi nuk po mund ta kalojë inatin e ndarjes.

Pas postimeve i mbyllur në shtëpi, ai në Twitter ka ‘zbrazur’ arsyet pse sipas tij, Dua mund ta ketë lënë.

Me mesazhe të koduara që lënë të kuptohet se bëhet fjalë pikërisht për romancën e re me Anwar Hadid, ai shprehet: ‘Supozoj që fama dhe paratë janë faktor të mëdhenjë’.

Kaq ka mjaftuar që fansat ta marrin këtë cicërimë si rrëfim për dy arsyet për të cilat Dua e la Isaac.

Anwar është vëllai i supermodeleve Bella&Gigi Hadid dhe i biri i Mohamad Hadid, biznesmenit të njohur i cili ka një pasuri prej rreth 200 milionë dollarësh nga patundshmëritë.

Prive.al raportoi në Qershor se Dua teksa ishte në lidhje me Isaac dilte me Hadid dhe sa më shumë që frekuentonte këtë të fundit, aq më shumë largohej nga i dashuri prej katër vitesh dhe duket se ky fakt nuk po përballohet lehtë nga kuzhinieri Carew. /Prive.al

Reklama