Ish-basketbollistit të vreshtarëve Fred Richardson i mungon Rahoveci: Është shtëpia ime e dytë

Ish-basketbollisti i KB Rahoveci nga SHBA-ja, Fred Richardson, e ka quajtur shtëpi të dytë qytetin e Rahovecit.

Në Facebook ai ka publikuar një fotografi me një mbishkrim në të, të cilit duket se tashmë i mungon Rahoveci.

“Jo shumë njerëz e vërejnë se shkojnë në qosh të botës për jetë më të mirë. Shtëpia ime e dytë 🍇🤙🏽”, ka shkruar Richardson.

Me Richardson, dhe basketbollistë të tjerë kualitativë, KB Rahoveci arriti të bëhej finalist në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Ai u largua nga Rahoveci pasi që i skadoi kontrata ne klubin. /RahoPress

Reklama