Iska, Duraku e Morina takojnë përfaqësuesit e transportit të komunës së Rahovecit

Kandidatët për deputet Fatmir Iska, Berat Duraku e Mahmut Morina, sot kanë pasur një bashkëbisedim me përfaqësuesit e transportit në Komunën e Rahovecit.

Iska, nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se kanë dëgjuar kërkesat  e tyre, që kanë të bëjnë me heqjen e taksave komunale dhe me krijimin e lehtësirave për vendqëndrime për taksistët.

“Bashkë me kandidatët për deputet Berat Durakun dhe Mahmut Morinën në një bashkëbisedim përmbajtësor me përfaqësues të transportit rrugor në komunën e Rahovecit. Dëgjuam kërkesat legjitime të tyre, lidhur me heqjen e taksave komunale, si dhe krijimin e lehtësirave dhe pozicionimin e taksistëve në vendet ku ata do zhvillonin veprimtarinë e tyre”, ka shkruar ai.

Iska ka potencuar se Komuna e Rahvoecit tashmë ka rregulluar infrastrukturën e përgjithshme të Stacionit të Autobusëve. Ai ka premtuar që bashkë me kandidatët Duraku e Morina do të jenë zë i interesave të tyre në Kuvendin e Kosovës.

“Falë angazhimit tonë institucional infrastruktura e përgjithshme në Stacionin e autobusëve tashmë është rregulluar, por që bashkë u zotuam se edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës do jemi zëri i këtij sektori të rëndësishëm për komunën e Rahovecit”, ka shkruar ai.

Reklama