Isa Mustafa paralajmëron rrëzimin e Qeverisë, qytetarët shpërthejnë me hajgare në statusin e tij

Që prej themelimit të Qeverisë së Kosovës, me Ramush Haradinajn kryeministër, partitë opozitare nuk kanë rreshtur asnjëherë së kërcënuari për rrëzimin e Qeverisë. Megjithatë, me kalimin e kohës është kuptuar se as Vetëvendosje, as LDK e as PSD nuk e duan rrëzimin e saj përnjëmend, ngase nuk janë të gatshme për t’i hyrë një procesi zgjedhor.

Edhe sot në mëngjes kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka paralajmëruar rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, duke thënë se do të zhvillojë takim me kryetarin e VV-së Albin Kurti dhe me kryetarin e PSD-së Shpend Ahmetin për veprime të përbashkëta kundër qeveritare.

“Miq të nderuar,
Gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvisjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta”, ka shkruar Mustafa.

Komentuesit në postimin e Mustafës i janë përgjigjur me tallje masive atij, për shkak të mosbesimit që është krijuar se Mustafa mund ta rrëzojë Qeverinë.

Më poshtë sjellim vetëm disa prej komenteve që i janë lënë në hapësirën e komenteve Kryetarit Mustafa:

Reklama