Investimi i komunës në stallat e lopëve qumështore, rrit prodhimtarinë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se projekti për ndërtimin e sallave për lopë qumështore, ka përmirësuar dukshëm gjendjen në këtë sektor të bujqësisë, duke ndikuar edhe në ngritjen e prodhimtarisë.

Në njoftim thuhet se deri tani janë ndërtuar 12 stalla për lopë qumështore dhe 2 stalla për shpezëtari.

Në njoftim thuhet:

Një tjetër investim i rëndësishëm nga Komuna e Rahovecit, implementuar nga Drejtoria e Bujqësisë.

Projekti për “Ndërtimin e stallave për lopë qumështore” në sektorin e blegtorisë, ka ndikuar në mënyrë direkte në ngritjen e prodhimtarisë së prodhimeve blegtorale.

Karakteristikë e këtij investimi është edhe ndërtimi i stallës për fermën e vetme në komunën tonë, e cila mirret me rritjen dhe prodhimin e produkteve që fitohen nga gjedhet tradicionale buallica.

Përmes këtij investimi janë ndërtuar 12 stalla për lopë qumështore si dhe 2 stalla për sektorin e shpezëtarisë.

Reklama