Interesim i madh për bileta për ndeshjen KB Rahoveci – Peja, pritje deri në gjysmë ore

Shumë interesim për ndeshjen e tretë në kuadër të OsaTermosistem Kupa e Kosovës Final 8.

Gazetari nga Rahoveci, Shaip Shala, ka sjell një fotografi ku shihet një turmë e madhe njerëzish duke pritur për bileta para lokalit të Klubit Basketbollistik Rahoveci, i cili nesër do të ndeshet me Pejën në gjysmëfinale.

Ai ironikisht ka shkruar se kjo turmë nuk është duke pritur para ndonjë ambasade për viza pune.

“Kjo tollovi nuk është para ndonjë ambasade për viza, por është tollovia para lokalit të KB Rahoveci ku shiten bileta për ditën e nesërme të OsaTermosistem Kupa e Kosovës FINAL 8, ku nesër do të luhet finalja e Kupës të Ligës së parë, dhe dy gjysëmfinale, Bashkimi – Golden Eagle Ylli dhe qershija mbi torte të ditës së tretë do të jetë gjysëmfinalja Rahoveci – Peja”, thuhet në njoftim.

Sipas tij, për një biletë të interesuarit kanë pritur deri në gjysmë ore.

“Tollovia në foto tregon se për një biletë duhet pritur edhe gjysëm orë, por tregon edhe faktin se qyteti i rrushit, Rahoveci, është bërë epiqendêr e basketbollit kosovar, por edhe mikëpritës, bujar, fisnik, tolerant dhe emancipues, vyrtite këto që i kanë vetëm qytetet skandinave”, ka shkruar Shala.