Impressum

RahoPress, pronë e RahoPress L.L.C., nisi publikimin dhe transmetimin e lajmeve në vitin 2019 si medium lokal i lajmeve. Duke ofruar përmbajtje origjinale, RahoPress shumë shpejt u shndërrua në një prej burimeve më të besueshme të informimit.

Sot, RahoPress është shndërruar në një prej platformave më të rëndësishme të informimit në nivel nacional. Numëron dhjetëra mijëra lexues në baza ditore, nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, dhe mijëra të tjerë nga mërgata ku ka shqiptarë.

Nën ombrellën e RahoPress funksionojnë divizione kreative që ofrojnë përmbajtje specifike, siç janë platformat “Parashikimi i Motit” dhe “RahovecPress”, duke e pasuruar përmbajtjen në përgjithësi. RahoPress njihet për përmbajtjen e plasuar në forma jashtëzakonisht kreative dhe atraktive, përmes artikujve të shkruar, video-lajmeve dhe foto-lajmeve në uebsajt dhe rrjete sociale.

Si rezultat i rritjes, RahoPress tani është në një periudhë rikonceptimi dhe zgjerimi, për t’iu përshtatur nevojave të audiencës së rritur dhe nevojave për informim edhe në dimensione të reja dhe sektorë të rinj.