Ikona e futbollit kosovar, kandidat për Asamblenë e Prishtinës nga radhët e AAK-së

Daut Haradinaj i cili ka shpallur kandidaturën për të parin e kryeqytetit, ka filluar të prezantojë edhe kandidatët që do të garojnë për asamblenë komunale të Prishtinës.

Sot Haradinaj ka prezantuar edhe kandidatin e radhës për asamblenë e Prishtinës nga radhët e Aleancës, i cili vjen nga sporti dhe është emër i njohur për futbollin kosovar.

Bëhet fjalë për Kushtrim Mushicën i cili ishte futbollist për vite me radhë.

Haradinaj ka thënë se me Mushicën në asamble sporti kryeqytetas do ta ketë përkrahjen e parezervë nga qeverisja e ardhshme të cilën synon ta kryesojë ai.

Njoftimi i plotë:

Në listën e AAK-së për Prishtinë do të jetë edhe ikona e futbollit Kushtrim Mushica
Sot edhe zyrtarisht po i hyn garës për Prishtinën njëri ndër sportistët më të dalluar të kryeqytetit tonë.

Kushtrim Mushica për vite të tëra mbajti lart flamurin e sportit kosovar .
Ashtu siç kemi paralajmëruar se gara për Prishtinën do të ketë gjithëpërfshirje, këtë po e dëshmojmë sot, duke garuar me një sportist të shkëlqyer të Prishtinës.

Sporti në tërësi në Kosovë, dhe veçmas në Prishtinë, ka arritur që të jetë njëra ndër vlerat më të larta të rinisë sonë, prandaj edhe do të ketë mbështetje të parezervë nga qeverisja e ardhshme.

Kryeqyteti ynë ka mbi 200 klube sportive të natyrave të ndryshme, të cilat shpeshherë edhe janë injoruar nga qeverisjet e deritanishme.

Sporti është zemra e rinisë sonë dhe ashtu do të trajtohet.

Plisat e Prishtinës do të jenë me zyre dhe buxhetin e vet, në të ardhmën e afërt.
Suksese Kushtrim!

Na priftë e mbara!

Reklama