Idro Seferi: Rusët ia mësyjnë Serbisë, deri në 9 mijë euro bileta nga Moska për në Beograd

Gazetari Idro Seferi, ka thënë se një biletë avioni nga Moska në drejtim të Beogradit ka arritur deri në 9 mijë euro.

Seferi në një intervistë për “Euronews Albania” njoftoi për çmimet e larta të biletave të fluturimit Moske-Beograd dhe dyndjen e rusëve në Beograd.

Sot nga bileta nga Moska për në Beograd ka shkuar deri në 9 mijë euro. Serbia është një nga vendet ku ata mund të lëvizin pa viza. Nuk ka aq shumë avionë sa ka kërkesa nga Rusia që të vijnë në Beograd dhe kjo ka bërë që biletet të shiten shumë javë përpara. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, flitet për rreth 30 mijë rusë që kanë zbarkuar në Serbi dhe jetojnë këtu tashmë, tha ai.

Me tej, ai tha se tashmë është bë një Rusi e vogël në kryeqytetin serb.

Mund të thuhet që është bërë një Rusi e vogël në Beograd. Një komunitet mjaft i madh, nëpër rrugë dëgjohet gjuha ruse. Ka njerëz që kanë shitur gjithçka që kanë pasur në Rusi. Ka pasur rritje me 300% të qirave dhe shitjeve të apartamenteve në disa zona të Beogradit”, theksoi gazetari.