
Kryetari i PDK-së në Rahovec Idriz Vehapi, ka shfrytëzuar këtë të dielë për të nënshkruar peticionin që e kanë organizuar qytetarët e pakënaqur të Rahovecit me vendimin e Qeverisë së Kosovë për trasenë e caktuar për ndërtimin e autostradës në territorin e komunës së Rahovecit.
Ai ka thënë se peticioni përfshinë qëndrimin e PDK-së se autostrada duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të komunës së Rahovecit.

