Ia huqë VV, thotë se qytetari nga Çifllaku i cili nuk ka asnjë lopë nuk është dashur të marrë komore ftohëse

Nuk thonë kot që në ditën e Bajramit nuk trashet qurani. Kjo thënie vlen sidomos për pikën e Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec, e cila së fundmi duke u munduar të kompensojë opozitarizmin e humbur në vitet e kaluara, është shfaqur me improvizimin e disa komunikatave opozitare me shumë pasaktësi.

Nga ngutia për të qenë sa më prezente, po bën gabime. Edhe sot ka bërë një gafë.

Në vend se t’i gëzohet punëve të mira që prekin bujqit e Rahovecit, Vetëvendosje ka akuzuar një qytetar nga Çifllaku se ka pranuar komore ftohëse si donacion nga komuna ndërkohë që nuk ka asnjë krer lopë.

E ky donacion nuk ka asnjë lidhje me posedimin e bagëtive, ngase komoret ftohëse që ka dhuruar Komuna, shërbejnë për ruajtjen e perimeve në gjendje të freskët.

Dikush nga familja e personit të përmendur me emër në komunikatën e VV-së, ka komentuar në pjesën e komenteve me një fotografi, ku shihet përgaditja e specave të cilët do të ruhen në komore, duke ia bërë të qartë gabimin VV-së.

Ja çfarë ka shkruar VV:

Të nderuar qytetarë,

Më poshtë po ju përcjellim listën e një pjesë të përfituesve të cilët kanë aplikuar në thirrjen për përkrahjen e fermerëve me KOMORE FTOHËSË dhe LAKTOFRIZË.

Në mesin e tyre kemi idenftifikuar z. Ajet Sahitaj nga fshati Çifllak të Rahovecit ku sipas informatave tona i njejti nuk posedon asnjë krerë lopë, dhe po i njejti është edhe shërbyes civil në fshatin Çifllak i angazhuar nga Komuna në zyren administrative të fshatit.

Vlerësojmë poashtu që komisioni i caktuar për vlerësimin e aplikacioneve dhe përzgjedhjen e fermerëve nuk e ka kryer punën si duhet, duke lejuar përfitues të pa ndershëm të jenë pjesë e listës. Andaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! përmes përfaqsuesve të saj në Kuvendin Komunal do kërkoj hetim të pavarur për të identifikuar të gjitha shkeljet dhe rastet të montuara të dalura nga ky proces.

Gjithashtu kemi identifikuar përfitues të tillë që kanë pasuri milionëshë e janë eliminuar njerëz të cilët vërtetë kanë nevojë për përkrahje me mjete bujqësore.

I bëjmë thirrje edhe qyetarëve tjerë të raportojnë shkeljet të tilla, duke u bërë kështu pjesmarrës në identifikimin e shkeljeve të mundshme gjatë këtij procesi të cilin e kanë udhëhequr njerëz jo kempetentë në komunën tonë.

Reklama