I vihet gurthemeli Kompleksit Sportiv në Zonën Turistike të Rahovecit

Sot, kanë filluar punimet në Kompleksin Sportiv në Zonën Turistike të Rahovecit.

Kryetari i Rahovecit, me bashkëpunëtorë, kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e këtij kompleksi.

Sipas Latifit, nga tani e tutje të rinjtë dhe skuadrat sportive do të kenë shumë shpejtë në dispozicion një qendër të re me fusha sportive bashkëkohore.

“Kompleksi i planifikuar sportiv është i llojit të hapur – mjedis ​​me fusha të hapura sportive.  Sipas projektit, terrenet e tjera në kompleks janë: një fushë e futbollit të madh, dy fusha të futbollit të vogël, shtegu për atletikë, zhveshtoret, nyjet sanitare dhe ndriçimi i jashtëm. Urime!”, ka shkruar Latifi.

Reklama