I riu nga Rahoveci, Fitim Thaqi, menaxher i një rrjeti supermarketesh në Gjermani

Sipërmarrësi shqiptar, Fitim Thaqi, jeton dhe ushtron aktivitetin e tij në Gjermani. Ai vjen nga Sapniqi i Rahovecit.

Vlen të theksohet se Thaqi menaxhon një rrjet supermarketesh, ku tregton edhe produkte me origjinë nga vendlindja e tij.

Ai shprehet se importon rreth 70 lloje artikujsh, për të cilat klientët shqiptarë dhe gjermanë janë mjaft të kënaqur me cilësinë e tyre.

“Çdo herë që vjen një produkt i ri, mundohem ta vendos atje ku një klient mund të shfaqë interes”, tregon sipërmarrësi i ri.

 

Reklama