I dyshuari për plaçkitjen e 1,000 qytetarëve, Milaim Zeka, hapë parti të re dhe i shpallë luftë hajnisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, ka njoftuar se sot do ta bëj zyrtarizimin e hapjes së partisë së re.

Kjo parti do të quhet Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK), dhe sipas Zekës do të jetë parti që do t’i shpallë luftë hajnisë e korrupsionit.

Megjithatë, është vet Zeka një prej zyrtarëve publikë që hetohet për korrupsion, pasi që dyshohet se ka mashtruar rreth 1,000 qytetarë të vendit duke iu marrë para me premtimet se do t’u sigurojë viza pune në Perëndim me një agjenci fantome.

Zeka njihet edhe për disa skandale të tjera dhe për ndryshimin e qasjes politike sipas interesit të tij personal.

Njoftimi i plotë:

Pershendetje per te gjithe shqiptaret e mire te ketij vendi!

Ne po fillojme nje epoke te re politike, per Kosoven Shtet ligjore.

Ne ora 11:55 pak para ores 12:00, do i shpallim lufte hajnise te pareve te popullit. Po i shpallim lufte atyre qe kane abuzu me lufte dhe me pushtet!!!

Bashke te vendosur per ndryshime.

I juaji, Milaim Zeka.

Reklama