Humbin jetën dy qytetarë të Rahovecit në një aksident trafiku

Në aksidentin e sontëm në Arllat të Drenasit mbetën të vdekur dy persona, Besim Hoxha, 43-vjeçar dhe Milaim Tara, 46-vjeçar.

Gazeta Sinjali ka arritur të sigurojë fotografitë e dy viktimave që mbetën të vdekur nga ky aksident.

Po ashtu Gazeta Sinjali ka raportuar sesi ka ndodhur aksidenti, ku zjarrfikësit nuk kanë arritur t’i nxjerrin viktimat nga kamioneta rreth dy orë.

Viktimat nga Rahoveci ishin ndalur në shiritin emergjent me kamionetën e tyre, ku kishin të ngarkuar rrush dhe në atë moment vjen një kamion me ngjyrë të bardhë dhe e godet kamionetën.

Reklama