Humanisti Kastrati paralajmëron ndërtimin e 8 shtëpive në Rahovec

Humanisti i njohur Halil Kastrati ka njoftuar se në komunën e Rahovecit do të ndërtohen 8 shtëpi të reja për rastet e familjeve në gjendje të rëndë ekonomike.

Kastrati, në njoftimin e tij të publikuar në Facebook, ka thënë se për të ndërtuar shtëpitë në Rahovec, e kanë shtyrë pamjet që ai ka parë te këto familje.

Njoftimi i plotë:

8 shtepi te reja ne komunen e Rahovecit 😊

Ehhh jeta, ajo qe ne e pame ne disa familje ne komunen e Rahovecit me te vertete na ka lene pa fjale

Jetima, Veteran, te semure e njerze me plote halle e me derte te ndryshme

Kjo ishte gjendja e familjeve qe i vizituam ne komunen e Rahovecit dhe ju dhame lajmin se po behen me shtepi te re

Shtepite e reja do te nisen ne keto fshatra:

Ne qytetin e Rahovecit 2 Shtepi

Ne fshatin Postasel 1 Shtepi

Ne fshatin Drenoc 1 Shtepi

Ne fshatin Çifllak 1 shtepi

Ne fshatin Celine 1 Shtepi

Ne fshatin Reti 2 shtepi

Me komunen e Rahovecit konkretisht me kryetarin z. Smajl Latifi kemi nenshkruar memorandum bashkepunimi per ndertimin e 7 shtepive te reja ku per secilen shtepi komuna do te partecipon me shumen prej 5 mije eurove ndersa pjesen tjeter Jetimat e Ballkanit permes jush bamires, nje shtepi eshte shtese ne kete komune pra jane 8 shtepi gjithsej

Bamires Zoti kurr mos ju humbte

Reklama