Hoxhaj: PDK tregoi që atdheu duhet edhe kur je në opozitë, e jo veç kur je në pushtet

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, deklaroi se deputetët e partisë së tij sot kanë treguar dinjitet ndaj siç tha, një opozite që ka qenë e dhunshme ndaj tyre.

“PDK e ka një strategji të plotë, të qartë e të matshme se si do të bëjmë opozitë”.

“Nuk e kemi penguar zgjedhjen me banera të mëdhenj. Në fjalën time thash që unë jam në sallë që të votojmë kundër kësaj përbërjeje, kundër këtij programi dhe mënyra si është sjellë PDK ka treguar që atdheu duhet edhe kur je në opozitë, e jo vetëm kur je në pushtet”.

“Kjo mund të jetë një Qeveri që do t’i blejë kohë Kosovës sa në tema të brendshme e sa në ato të  jashtme. Kjo ndërtesë ka qenë objekt i dhunës, përplasjeve mes deputetëve sa herë janë formuar qeveritë e reja. Një kryeministër duhet ta ofrojë e pajtojë popullin dhe këtë qasje nuk e pamë te Kurti”, delaroi Hoxhaj para gazetarëve pas daljes nga salla e Kuvendit.

Ai po ashtu deklaroi se PDK nuk e jep votën për Vjosa Osmanin.

“Ne kemi pritur që të paktën do të bëjnë përpjekje që të tejkalohen dallimet e të gjendet konsensusi, ndërkaq një vullnet të tillë nuk ka prej arrogancës se numrave, kështu që i them vetëm puna e mbarë pa neve”.

Reklama