Hoxha nga Peja: Ata myslimanë që besojnë në ekzistencën e djallit, besojnë në dy perëndi

Hoxha nga Peja, Drilon Gashi për momentin i suspenduar nga Bashkësia Islame e Kosovës, ditëve të fundit bëri bujë me disa deklarata, ku ndër të tjera tha se djalli nuk ekziston.\I kritikuar shumë për këtë qëndrim, Gashi ka vendosur t’u përgjigjet edhe një herë kritikëve duke argumentuar se nëse një person beson në ekzistencën e  djallit,  ai realisht beson në dualizëm dhe dy perëndi, shkruan Reporteri.net.

Gashi ka thënë se ata myslimanë që besojnë në ekzistencën e Zoti, realisht besojnë në dy perëndi, Zoti i parë Allahu dhe tjetri [Shejtani], që sipas tyre është armiku i Allahut.

“Shumë myslimanë edhe pse pretendojnë që ka një Zot që sundon gjithësinë, në momentin që këmbëngulin në ekzistencën e djallit, ata realisht besojnë në dualizëm dhe dy perëndi, Zoti i parë Allahu dhe tjetri [Shejtani], që sipas tyre është armiku i Allahut!!!
Pavarësisht përpjekjeve të tyre, duke përdorur shkencën moderne, kiminë, gjetjet më të reja në fizikë dhe logjikën e shëndoshë, ata nuk po mund të ma vërtetojnë mua ekzistencën e kësaj perëndisë tjetër”, ka shkruar Gashi.

Reklama