Hoti dhe Vuçiqi takohen sot në Shtëpinë e Bardhë

Në Washington sot takohen përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Serbisë rreth, si është thënë prej zyrtarëve amerikanë, bashkëpunimit ekonomik.

Këshilltari për Siguri Shtetërore, Robert O’Brien i është referuar të mërkuren takimit të sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai ka porositur se takimi në Shtëpinë e Bardhë do ta avancojë paqen përmes bashkëpunimit ekonomik.

“Mirëpres takimin e nesërm në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Hoti. Këto diskutime të rëndësishme do të avancojnë paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Përkushtimi i të dy liderëve në dialog do të sjellë përfitime për Serbinë dhe Kosovën”, ka shkruar O’Brien.

Nikoqir i takimit është edhe i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë që përpos çështjeve ekonomike të hapen edhe çështje tjera, ndonëse ka përjashtuar e Ëashingtoni ka ndonjë plan sekret.

Grenelli ka thënë se në pjesën e parë të takimit do të insistojë rreth tri çështjeve: zhvillimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, ashtu si edhe për linjën ajrore.

Me ndërmjetësim të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, Kosova dhe Serbia patën nënshkruar marrëveshjet për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostrada, por të cilat ende nuk kanë nisur së zbatuari.

Ai ka theksuar se SHBA-ja pret që të dyja palët të zbatojnë marrëveshjet dhe se janë të gatshme që të nxisin Kosovën dhe Serbinë për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik.

Grenelli nuk ka mundur të konfirmojë nëse do të bashkohet presidenti i SHBA-së, Donald Trump, por ka theksuar se edhe vetë presidenti është në rrjedha të përgatitjeve të disa ditëve të kaluara.

Pas takimit në Ëashington, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, takohen më 7 shtator në Bruksel.

Reklama