
Drejtori për Shërbime Publike në Rahovec, Përparim Krasniqi, ka njoftuar se ka nisur eliminimi i deponisë më të madhe në rrugën Rahovec-Drenoc, tek vendi i njohur si Ura e Drenocit.
Ai ka kërkuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse si dhe nga organizatat ambientaliste që të përkujdesen në vetëdijesimin e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit.

Ditëve të fundit, Komuna e Rahovecit është duke eliminuar edhe deponi të tjera në hapësira të komunës.
Njoftimi i plotë:
Ka filluar të eleminohet deponia më e madhe e mbeturinave e cila gjendet në rrugën Rahovec-Drenoc, tek vendi i quajtur Ura e Drenocit!
Ftoj Policinë e Kosoves, Inspektoratin Komunal, Biznese, OJQ, Media të ndryshme online, njerëz te vullnetit te mirë, ambientalist dhe qytetarë të ndryshëm, ta ruajmë mjedisin bashkarisht!
______________________
Thirrje për të gjithë!
Ju lutem, Ju lutem, Ju lutem, ❌ STOP, mos hudhni mbeturina në vende të ndaluara dhe në hapësira publike mbeturina!
