Heroi i Kosovës Shejh Myhedin Shehu skalitet në bronz

Heroit të Kosovës dhe udhëheqësit fetar, Shejh Myhedin Shehu, do t’i ndërtohet shtatorja e cila do të përurohet në 21-vjetorin reniës së tij.

Siç ka njoftuar drejtori i Urbanizmit, Rumir Zhuniqi, zbulimi i shtatores së tij do ë bëhet më 21 korrik në orën 11:00 te Teqja e Madhe e Halvetive në Rahovec.

Zhuniqi e ka vlerësuar si atdhetar të madh Shejh Myhedinin, duke thënë se ai ishte një njeri i urtë që vlerat fetare e kombëtare i barte me sinqeritetin më të lartë dhe i vinte në shërbim të të drejtave njerëzore.

Njoftimi i plotë nga Zhuniqi:

Heroi i Kosovës, Shejh Myhedin Shehu, do të skalitet në bronz. Pikërisht në 21-vjetorin e rënies së tij, më 21 korrik në orën 11:00, pranë Teqesë së Madhe të Halvetive në Rahovec, ku do të mbahet një tubim përkujtimor dhe do të zbulohet shtatorja e Shejh Myhedinit.

Shejh Myhedini nuk ishte vetëm një udhëheqës shpirtëror, por edhe një atdhetar i madh. Shejhun do ta kujtojmë si atdhetar padyshim, por edhe si një njeri të urtë që vlerat fetare e kombëtare i bartte me sinqeritetin më të lartë dhe i vinte në shërbim të të drejtave njerëzore.

Shtatorja e Shejh Myhedin Shehut do të zbulohet nën përkujdesjen e veçantë të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa investimi për punimin e shtatores është bërë nga Komuna e Rahovecit.

Reklama