Haxhi Shala flet pas shkarkimit të djalit të tij: Ka qenë hakmarrje politike ndaj meje

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka folur për herë të parë në një media, pasi gjatë të mërkurës U.D presidentja e vendit, Vjosa Osmani shfuqizoi një dekret për djalin e tij, Flakronin.

Shala në një intervistë në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që a është shkelur ligji me këtë rast, sipas tij, këto duhet t’i sqarojë Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) dhe Presidenca.

“Me krenari e mbroj sot djalin tim, jo që është i imi, por çdo të ri i cili ka arritur të kryejë fakultetin dhe magjistraturën në afate rekorde duke shfrytëzuar edhe bursën e atij shteti ku është shkolluar, unë ia heqi kapelën”.

“Mendoj që për këtë lajm është bërë kaq bujë, pasi është djali im. Ka qenë hakmarrje politike ndaj meje. Fatkeqësisht, unë jam në politikë dhe mendjet e krisura në Kosovë, thonë që s’bon me qenë djali i një politikani në këtë pozitë”, është shprehur Shala.

Shala ka thënë se edhe po të tentonte vetë, nuk kishte arritur t’i bënte reklamë më shumë të birit të tij, siç i është bërë në këtë rast.

“Besoj që nuk është duke humbur djali im. Ai ka fituar sot një autoritet, pasi i gjithë populli i Kosovës e di kush është sot, kumedit çka me pas bo unë, s’kisha mujt me i bo kaq shumë reklamë”.

Reklama