Hardh Festin e mbështetë edhe Ambasada e Hungarisë

Organizatori i Hardh Fest, Agron Sokoli, ka njoftuar se eventin e sivjetshëm të këtij festivali do ta mbështesë edhe Ambasada e Hungarisë në Kosovë.

Në faqen zyrtare të Hardh Fest është publikuar një fotografi e Sokolit me një zyrtar të Ambasadës.

“Edhe Ambasada e Hungarisë në përkrahje të Hardh Fest 2019!”, shkruhet mbi fotografinë e publikuar, pa u dhënë ndonjë detaj tjetër.

Hardh Fest sivjet do të mbahet në datat 16,17 dhe 18 gusht.

Reklama