Hardh Fest sjell Alban Skenderajn në Rahovec

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj do të performojë në Rahovec në kuadër të Festivalit Hardh Fest.

Në një njoftim të fundit në faqen zyrtare të Festivalit, konfirmohet pjesëmarrja e Alban Skenderajt të premten e 2 shtatorit në skenën e Konakut.

Njoftimi i plotë:

1-2, 1-2, test, test a kemi rrymë?⚡️

Rikthehemi aty ku e lam’ vitin e kaluar – ALBAN SKENDERAJ në HARDH FEST!🔥

Me 2 shtator (E Premte) në skenën e Konakut do të performojë një nga këngëtarët më të kërkuar nga publiku i festivalit, i shumëpritur nga të gjithë Alban Skenderaj 😍

Hardh Fest 2022 përkrahet nga Komuna e Rahovecit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nga partneri festivalit Stone Castle vineyards and ëinery

#CaKokrraRrushi #HardhFest #Rahovec