Hardh Fest shpalosë befasinë e parë për edicionin e sivjemë

Hardh Fest po afron, e me afrimin e ditëve të mbajtjes së festivalit më të mirë të verës në Kosovë, po bëhen të diturat edhe befasitë e edicionit të sivjemë.

Në njoftimin e fundit, organizatorët kanë bërë të ditur grupin e parë muzikor që do t’i argëtojë pjesëmarrësit.

Grupi The Moog nga Hungaria do të jetë grupi i parë në Line Up.

“THE MOOG është grupi më i famshëm i rokut alternativ në Hungari dhe njihet si grupi i parë në rajon që ka arritur të nënshkruajë me një label amerikan. Gjatë ditëve në vijim, do të publikojmë line up-in e plotë, ku si gjithmonë, do të ketë befasi të shumta!”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ardhja e The Moog në Hardh Fest 2019 është mundësuar me mbështetjen e Ambasadës Hungareze në Prishtinë.

Hardh Fest sivjet mbahet më 16, 17 dhe 18 gusht.