Hardh Fest “shnosh si kokrra”, këtë vit vjen online

Festivali “Hardh Fest” këtë edicion, të 6-tin, vjen me “ONLINE EDITION’ , më datat 4-5 dhe 6 shtator, kjo si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

E ky edicion i Hardh Fest do të mbahet nën sloganin “Shnosh si kokrra”.

Slogani u mendua t’i përshtatej periudhës në të cilën po jetojmë. Në situatën e zymtë të pandemisë duhej një slogan i hareshëm dhe ideja lindi prej pyetjes që është bërë më shpesh kohëve të fundit, “Si je?” – me përgjigjet ‘shnosh e mirë’, ‘mirë vallai’ etj., dhe sidomos në vendlindjen e Hardh Festit, në Rahovec kjo pyetje shumicën e herave pritet me një përgjigje shumë krenare, ‘Shnosh si kokrra e rrushit’.

Andaj edhe lindi slogani “Shnosh si kokrra”, duke dashur të përcjellim një mesazh mbështetës anembanë!

Aktualisht po punohet në organizimin e aktiviteteve të cilat mund të mbahen edhe në formë Online me të cilat mund të shënojmë edicionin e 6-të të Hardh Festit në mënyrë simbolike.

Festivali, “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 70 mijë vizitorë nga mbarë bota.

Reklama