Hardh Fest kërkon ndihmën e vullnetarëve për organizimin e festivalit

Hardh Fest ka njoftuar se ka hapur thirrje për vullnetarë.

Kanë mbetur më pak se një muaj që Hardh Fest të nis edicionin e vitit 2019, e që kjo të bëhet nevojitet ndihmë edhe nga vullnetarët.

“Pa kontributin e vullnetarëve të shumtë ndër vite, festivali Hardh Fest nuk do të mund të realizohej! Eksperienca e vullnetarëve në Hardh Fest është e jashtëzakonshme dhe kjo është dëshmuar gjithmonë”, thuhet në njoftimin public.

Afati I fundit për të aplikuar është 30 korriku.

Hardh Fest ka njoftuar se aplikimi mund të bëhet në këtë link: https://forms.gle/eM9B9LgJUydkqD2J6

 

Reklama