Haradinaj: VV u bëri presion deputetëve për presidentin, Salih Zyba ishte sekser i votave

Kryetari i partisë Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se deputeti Salih Zyba ka qenë sekseri i Lëvizjes Vetëvendosje për vota për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente.

Haradinaj thotë se kanë bërë presion edhe te deputetët e tjerë të AAK-së për votën për zgjedhjen e presidentit.

“Z.Hoxha të paktën u tregu i sinqert, Pas Albena reshitaj ka pasur edhe kërcënime edhe për deputet të tjerë të AAK. Deputetet e AAK-së kanë pasur presion që ta shesin votën për presidentin. Salih Zyba ka qenë sekser për votat për president.”, tha Haradinaj

Ai tha se dëshira e Kurtit, duke kërcënuar me zgjedhje ishte i panevojshëm dhe i pakuptimit, përderisa ishte ftues i zgjedhjeve.

Haradinaj tutje tha se momenti jo i mirë ishte “fakti i një dakordimi të plotë mes tyre e Vjosa Osmanit me ardhë në ora 10 në mbramje, ku në atë kohë ishin të mbyllur edhe marketet, ku e hapen parlamentin për të kërkuar ndryshimin e  ligjit për zgjedhje”,tha  ai.

“Fituesi i zgjedhjeve ka lënë një shije të keqe e fituan, një qasje e kërcënimit për zgjedhje  ishte dëshirë e pakuptimtë dhe e panevojshme për shkak se ata ishin fitues. Po kjo qasje e kërcënimit e nënshtrimit. Momenti i dytë  jo i  mirë që, ishte fakti i një dakordimi të plotë mes tyre e Vjosa Osmanit me ardh në ora 10 në mbramje, ku në atë kohë ishin të mbyllur edhe marketet, ku e hapen parlamentin për të kërkuar ndryshimine  ligjit për zgjedhje, dhe momenti i fundit ishte blerja e votës, dy nga to ishin në dakordim me Listën Serbe, dhe mandej u siguruan dy vota jo-parimore, blerje e tregim i votash.”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Reklama