Haradinaj viziton Rahovecin, interesohet për gjendjen pas pandemisë COVID-19

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Komunën e Rahovecit, ku është pritur nga kryetari Smajl Latifi.

Latifi ka njoftuar se me Haradinajn ka biseduar për gjendjen aktuale në Komunën e Rahovecit pas shfaqjes së pandemisë COVID-19 NË Kosoë.

“Kam pritur sot gjatë ditës për vizitë Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z.Ramush Haradinaj, ku fokus kryesor i takimit ishte diskutimi mbi gjendjen aktuale në komunën e Rahovecit, pas pandemisë së shfaqur COVID-19. Kryetarin Haradinaj e njoftova për masat e ndërmarra nga Komuna e Rahovecit për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19, i rikonfirmova se situata në komunën e Rahovecit është e qetë dhe stabile, dhe se Shtabi i Posaçëm Emergjent po punon me përkushtim në zbatimin e të gjitha masave preventive dhe në menaxhimin e situatës së krijuar”, ka njoftuar Latifi.

Ai ka thënë se Haradinaj e vlerësuar pozitivisht punën përgaditore të komunës  për menaxhimin e situatës.

“Kryetari, z.Ramush Haradinaj shprehu vlerësim jashtëzakonisht pozitiv për punën përgatitore të Komunës së Rahovecit dhe menaxhimin e situatës me përgjegjësi dhe efikasitet. Takimi ynë i përbashkët sot, edhe njëherë vuri në dukje se Kryetari, z.Ramush Haradinaj, vazhdon të jetë pranë nesh edhe në situatat më të vështira duke na ofruar mbështetje të pa rezervë në secilën situatë të vështirë që gjindemi si Komunë, e parasëgjithash në këto kohë ku ndihma e secilit është e mirëpritur. Kryetar faleminderit për respektin, mbështetjen dhe solidaritetin, bashkë do të dalim fitues edhe në këtë sfidë!”, ka theksuar Latifi.