Haradinaj viziton nxënësit e “Faik Konicës”, i jepet dhuratë portreti i Skëndërbeut

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar një vizitë në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, me rastin e Ditës së Fëmijëve.

Ai, atje ka takuar nxënës të shkollës, ndërsa bashkë me drejtoreshën, ka mbajtur një fjalim përpara nxënësve të një klase.

Haradinaj, nxënësve u ka folur për Kosovën, përpjekjet për subjektivizim të shtetësisë dhe punët e Qeverisë që e ardhmja të vijë më e mirë.

Nxënësit e shkollës i kanë bërë një dhuratë Haradinajt.

Ata ia kanë dhuruar një portret të Skënderbeut kryeministrit. /RahoPress/

Reklama