RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Haradinaj sot në Suharekë: Ka potencial zhvillimi, përkrahja e Qeverisë s’do të mungojë

    16/07/2019 - 15:45
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Pas Vushtrrisë dje, kryeministri Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një vizitë punë në komunën e Suharekës.

    Ai pas takimit me kryetarin e kësaj komune Bali Muharremaj ka thënë se kanë biseduar për veprimet që Qeveria mund t’i ndërmarrë për të mbështetur bizneset lokale.

    “Biseduam për zhvillimin ekonomik komunal lokal, ekonomitë e këtushme, bizneset, marrëdhënien mes qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, sipërmarrësve, jo vetëm ato që janë akte administrative dhe politika fiskale, por edhe veprime konkrete të Qeverisë që mund të ndërmarrë në përkrahje qoftë për Zonat Industriale ose pronat që i janë kthyer komunës dhe veprime të tjera që shkojnë direkt në përkrahje të prodhuesve”.

    Shefi i Qeverisë ka thënë se ky është viti i ekonomisë dhe është me rëndësi që të ruhet fokusimi te prodhimi dhe kapacitetet ekonomike.

    Haradinaj ka folur edhe për lehtësirat që kjo komunë u ka ofruar mërgimtarëve, njofton Klan Kosova.

    “Një temë tjetër që e diskutojmë këto ditë është ardhja e bashkatdhetarëve tanë dhe kthimi i tyre në familje”.

    “Edhe në Suharekë ka një program që është vërtetë simpatik. Është liruar parkingu për ta, janë zgjatur orët e punës, është shtuar personeli si dhe është mundësuar nxjerrja e certifikatës së lindjes me procedura më të lehta”.

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar edhe në Facebook lidhur me vizitën e tij sot në Suharekë.

    “Komuna e Suharekës po dëshmon një dinamikë të hovshme zhvillimore. Vizitë pune në Suharekë, për të parë nga afër progresin e kësaj komune, në infrastrukturë dhe dinamizim të prodhimit vendor”.

    “Me kryetarin Bali Muharremaj diskutuam për bashkërendimin e veprimeve të dy niveleve të qeverisjes për tërheqjen e investimeve të jashtme, për avancimin e ligjeve dhe akteve nënligjore që janë të nevojshme dhe mungojnë si dhe në kthimin e pronave nga AKP në Komuna për zhvillim ekonomik lokal dhe në interes publik. Me 164 biznese prodhuese, 2497 biznese aktive, Suhareka ka potencial zhvillimi dhe përkrahja e Qeverisë në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të kësaj komune nuk do të mungojë asnjëherë”, ka shkruar ai.

    Të fundit nga rubrika

    Vetëvendosje kundër, nuk kalon projektligji për Trustin

    19/01/2023 - 19:46

    Projektligji për Trustin sot në duart e deputetëve

    19/01/2023 - 07:56

    Martini provon ta mbyllë skandalin e miliona eurove, përmes një reagimi sipërfaqësor

    18/01/2023 - 18:18

    Ankohen qytetarët që ia mësynë dyqaneve për furnizim për festa: Çmimet janë të papërballueshme

    31/12/2022 - 11:48

    Garantohet furnizim i qëndrueshëm me rrymë gjatë festave

    30/12/2022 - 23:01

    Operacioni “Ekipi”- 16 të rinj nga Kosova kamuflohen si ekip sportiv për t’u futur ilegalisht në Itali

    27/12/2022 - 18:10

    Basha: KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet

    24/12/2022 - 13:35

    Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

    24/12/2022 - 13:14

    Projektligji për Paga në Kuvend, këto janë dallimet në koeficientë

    20/12/2022 - 13:03

    Ambasadorët e BE-së miratojnë tekstin për liberalizimin e vizave për Kosovën

    20/12/2022 - 12:59
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.