Haradinaj: Sot kam qarë dy herë në ceremoninë e gradimit të oficerëve të rinj të FSK-së

Sot kanë diplomuar edhe 15 kadetë të rinj të FSK-së të gjeneratës 2020, ku prezent ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për ta përcjell edhe diplomimin e nipit të tij, Luan Haradinaj.

Haradinaj tregoi në emisionin Debat Plus se është emocionuar shumë gjatë kësaj ceremonie.

Tha se ka qarë dy herë.

“Sot isha në gradimin e gjeneratës 2020 të kadetëve të rinj të FSK-së. Dy herë kam kajtë në atë ceremoni”, tha ai.

Haradinaj tha se emocion të veçantë i dha edhe gradimi i një kadete të re nga Shqipëria, e cila është aftësuar ushtarakisht në Kosovë, përkundër se betimin e ka dhënë në ambasadë ashtu siç kërkohet me protokoll.

“Një herë doli një vajzë e re e Shqipërisë, e cila ishte aftësuar në Kosovë. Ajo betimin e dha në ambasadë, por më emocionoi shumë”, theksoi ai.