Haradinaj s’bashku me kolegët e AAK-së dhurojnë gjak në nder të 28 Nëntorit

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, thotë se 28 Nëntori na kujton Gjergj Kastriotin, pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, daljen publike të UÇK-së dhe luftën heroike të saj, gjakun e sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj.

Për nder të kësaj dite, Haradinaj me kolegë të partisë së tij kanë dhuruar gjak në Transfuzionin e Gjakut, në Prishtinë.

Shkrimi i tij i plotë:

28 Nëntori na kujton Gjergj Kastriotin, pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën heroike të saj, gjakun e sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj.

Për nder të kësaj dite, me kolegë nga Aleanca…, dhuruam gjak në Transfuzionin e Gjakut, në Prishtinë. Nevoja për gjak është jashtëzakonisht e madhe.

Duke ju uruar festat e Nëntorit, apeloj që secili që ka mundësi të dhurojë gjak që të shpëtojë jetë.

RH

Reklama