Haradinaj pret në zyrë reperin më të famshëm shqiptar, Unikkatilin

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në zyrën e tij reperin e famshëm kosovar që jeton dhe vepron në SHBA, Viktor Palokajn.

Haradinaj Viktor Palokajn, që njihet edhe si Unikkatil, e ka vlerësuar si reper unik në kuptimin e plotë të fjalës.

“Me rap artistin e famshëm Viktor Palokaj, i cili kudo që përformon, Kosovën e ka pikënisje. Unik në kuptimin e plotë të fjalës!”, ka shkruar ai.

Unikkatil ka mbajtur së fundmi një koncert në Mitrovicë, ku ka mbledhur mijëra adhurues të tij.

Reperi, është një prej artistëve më të mirë shqiptarë, i cili në tekstet e tij shpesh spikatë tema kombëtare. /RahoPress/

 

 

Reklama