Haradinaj për lojtarët e Kosovës: Jeni luftëtarë të lindur, faleminderit për përfaqësimin dinjitoz

Pas ndeshjes së Kombëtares së Kosovës kundër asaj të Anglisë, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Me një mesazh prekës, Haradinaj iu ka drejtuar lojtarëve të Kosovës duke iu thënë se janë luftëtarë të lindur.

“Këta jeni ju, luftëtarë të lindur. Ju, që fëmijërinë e jetuar në kohë të pakohë, e shndërruat në histori për vendin!”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka falënderuar Kosovën për emocionet dhe prezantimin dinjitoz.

“Faleminderit për emocionet e dhuruara sot dhe gjithmonë. Faleminderit për prezantimin dinjitoz të vendit dhe vlerave tona!”, ka shkruar në fund Kryeministri në detyrë.