Haradinaj palajmëron mashtrimin e radhës nga LDK: Ekziston partneritet i fortë mes Thaçit e Mustafës

Kryeministri në largim, njëherësh edhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar zgjedhjen e Isa Mustafës edhe për një mandat në krye të LDK-së.

I pyetur se pse disa media të afërta me PDK-në dhe Thaçin i kanë kushtuar një vëmendje zgjedhjeve në LDK, Haradinaj tha se kjo ka ndodhur për shkak se ekziston një partneritet mes Thaçit dhe LDK-së.

“E kam përcjell Kuvendin e LDK, nga informatat që kemi pas ka qenë e pritshme që Mustafa do ta merr kryesimin e LDK. Ekziston një partneritet mes presidentit Thaçi dhe LDK-së, mendoj që është e kuptueshme një lloj kujdesi i ndërsjellë”, tha ai.

Reklama