Haradinaj: Ose në NATO ose bashkim me Shqipërinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e tij se nëse Kosova nuk anëtarësohet në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duhet të drejtohet kah bashkimi kombëtar me Shqipërinë.

Në një shkrim në Facebook, ku ka kujtuar Kuvendin e Pajtimit të 1990-s në Verrat e Llukës, Haradinaj ka përsëritur qëndrimet që i kishte shpalosur në kohën kur synonte të bëhej president i vendit, në fushatën elektorale të zgjedhjeve në shkurt.

“Ne duhet të mbrojmë vlerat e krijuara, më e madhja e të cilave është liria, duke e forcuar sigurinë dhe duke ndjekur rrugën drejt NATO-s ose bashkimit me Shqipërinë”, ka thënë ai.

Reklama