Haradinaj nga Prekazi: Familje si e Jasharajve, rrallë herë na sjellë koha

Kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në nderim të heronjve të familjes Jashari.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj e ka quajtur Prekazin si tempull të lirisë.

“Në tempullin e lirisë, në Prekaz, sot nderova heronjtë e familjes së madhe Jashari. Idealet tona të përbashkëta që na bënë NJË dikur, na lanë trashëgimi dhe amanet që vetëm të bashkuar jemi të fortë dhe faktor kyç në rajon”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se të tilla familje si ajo Jashari, rrallë herë i sjell koha.

“Familje të tilla, rrallë na sjell koha! Ua kemi borxh ta jetësojmë betimin”, është shprehur Haradinaj.

Reklama