Haradinaj në Rahovec, bashkë me Latifin e kandidatët vizitojnë bizneset vendase

Sot kandidati i AAK-së për president Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Rahovec, ku ka vizituar disa prej bizneseve private.

Kandidati për deputet Fatmir Iska ka thënë se bashkë me Haradinajn e Kryetarin Latifi, kanë vizituar “Bodrumin e Vjetër”, “Fetoshin”, “Osa Termosistem”, “Bio Pak” dhe “Ceanbazën”.

Iska shkruan:

Së bashku me Presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj, Kryetarin Smajl Latifi dhe kolegë bashkëpunëtorë, sot ishim në vizitë në “Bodrumin e Vjetër”, “Fetoshi”, kompaninë “Osa Termosistem”, “Bio Pak”dhe “Cenbaza”.

Të gjitha këto biznese janë shembulli më i mirë për ndërmarrësi dhe zhvillim biznesi në Rahovec dhe Kosovë. Mbi të gjitha kontributi i tyre duke punësuar me dhjetëra qytetarë është patriotizmi për të cilën shoqëria jonë ka nevojë.

#ForcaeKosovës

#26

Reklama