Haradinaj: Mos u befasoni nëse Daut Haradinaj fiton në Prishtinë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në emisionin Pressing, ka thënë të nuk ka befasi nëse AAK fiton në Prishtinë.

Përveç në Prishtinë me Daut Haradinajn si kandidat për kryetar të kryeqytetit, Haradinaj tha se nuk ka befasi nëse AAK’ja fiton edhe në Podujevë.

“Kandidatura e Daut Haradinajt është befasuar në përvojën e mëhershme në komuna. Pra, aty nuk është pritur, Aleanca edhe ka arritur të fitojë komuna. Nuk është fort me u befasu që mund të fitojmë në Podujevë, ose mund të fitojmë në Prishtinë”, është shprehur Haradinaj.

Reklama