Haradinaj: Momentin e vdekjes së presidentit Rugova do ta mbajë mend përgjithmonë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pas homazheve te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova ka deklaruar se momentin e ndarjes së tij nga jeta e kujton gjithmonë.

Haradinaj në 14 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit ka deklaruar para mediave se Kosovën e presidentin sfida.

Por, ai shton se puna dhe angazhimi i ish-presidentit jetojnë gjithnjë.

“Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik, nderojmë në emër të institucioneve por edhe si bashkëpunëtor veprën e tij por edhe momentin e ndarjes një moment që e mbaj mend gjithë jetën, një moment që e ka qu gjithë popullin, Kosovën e presin sfida po puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jetojnë gjithnjë”, ka deklaruar Haradinaj.

Reklama