
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj në ditën e katërt të fushatës zgjedhore qëndroi në Ferizaj dhe Kaçanik.
Në këtë të fundit, Haradinaj që është kandidat për president, tregoi tre arsye pse banorët e kësaj zone duhet ta votojnë partinë e tij.

“Rikthejmë ekonominë tonë, kemi njerëz serioz në listën zgjedhore dhe do të keni një president të fortë qe i jep forcë Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Arsye të tilla dha edhe në Ferizaj, ku pak më shumë foli për fuqinë e tij karshi Serbisë, njofton Klan Kosova.
Aty ish kryeministri dërgoi selam në shtetin fqinjë. Për presidentit Vuçiq tha se nuk do të presin derisa ai dhe populli i tij ta njohë Kosovën, por do të bëjë të pamundurën që Kosovën ta bashkojë me Shqipërinë.
