Haradinaj: Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Haxhijahës

Për vdekjen e atdhetarit e sipërmarrësit të suksesshëm rahovecas, Halim Haxhijaha, një letër ngushëllimi ka shkruar edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili thotë se është pikëlluar kur ka marrë lajmin për shkuarjen në amshim të tij.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e z. Halim Haxhijaha, mikut tim dhe një nga njerëzit më punëtorë e më të devotshëm që kam takuar. Baca Halim, si një afarist i njohur, duke drejtuar kompaninë “Haxhijaha”, arriti të kontrubuoi shumë në zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, jo vetëm në Rahovec por edhe në gjithë vendin”, ka theksuar Haradinaj.

Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjarëve të Haxhijahës, miqve dhe githë rrethit të tij.

“Si një atdhetar i pashoq, baca Halim, ishte i zoti në punë, në familje dhe do të kujtohet përherë, për vlerat njerëzore dhe atdhedashurinë që e ndau me të gjithë ne. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën bacën Halim!”, ka shkruar Haradinaj.

Reklama