Haradinaj me Latifin e kandidatët vizituan Teqet dhe Bashkësinë Islame

Dje në teqe e Shesh Besimit e Sheh Muhedinit si dhe në Këshillin e Bashkësisë Islame në Rahovec, dje kanë qëndruar kandidati për president Ramush Haradinaj, kryetari Smajl Latifi, si dhe kandidatët për deputetë Bjondina Kleqka, Fatmir Iska, Berat Duraku e Mahmut Morina.

Kleqka ka shkruar në Facebook për këtë vizitë, duke thënë se prijësit fetarë, përpos si udhëzues shpirtëror ishin edhe frymëzues të lëvizjes për liri.

Kleqka shkruan:

Me Kryetarin Ramush Haradinaj, Kryetarin Smajl Latifi dhe kandidatët për deputet kemi vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame dhe teqet e Sheh Besimit dhe Sheh Mehdiut.

Prijësit fetarë, përpos si udhëzues shpirtëror dhe moral të popullit, ata ishin edhe frymëzues të lëvizjes për liri. Mësimet dhe këshillat e tyre, frymëzuan dhe kultivuan atdhedashurinë në të gjitha periudhat historike.

Ju faleminderit për mikpritjen!

Reklama