Haradinaj: Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen, por Serbinë do ta mbajë jashtë Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të ndalet për ta mbajtur Serbinë jashtë Kosovës.

Ai ka thënë se mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen, si reagim ndaj sulmeve që po vinë nga Serbia.

Reagimi i plotë:

Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do te ndalëm që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu!

RH