Haradinaj: Kurti u tha ndërkombëtarëve i zhveshi pantollonat, vetëm më mbroni nga Ramushi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për RTK ka thënë se Albin Kurti u ka premtuar amerikanëve heqje të takës nëse këta të fundit e ndihmojnë në përballje me vetë Haradinjn.

“Përshtypja mjepet mue që Kurti iu ka thënë amerikanëve që e heq taksën veç aman amortizomna Ramushin. Atë përshtypje e përfitova prej bashkëbiseduesve këtu. Është marre ashtu, është keq me ardhe puna dej aty. Me shku me thane i deshi pantollt veç me mbroni prej Ramushit. Jemi tu i bo dëm vendit e jo mue”, ka thënë Haradinaj.Tutje Haradinaj ka thënë se pushteti i ri në Prishtinë ‘ka mobilizuar shumë pa kurrizorë gjëja me shpjegu se pse reciprociteti është më i mirë se taksa. S’po të vjen marre more.. të ka dhunu gra , tka djeg të madh e të vogël e ti ka prish vorret… po do me ia jep 500 milionë me shku me ble armë në Rusi..”.

Ish-kryetari i Qeverisë ka thënë se i lutet Kurtit në emër të sakrificës që ka bërë për Kosovën të mos e heq taksën, pasi sipas tij do të ngelet ‘cullak’.“Ai ka një sakrificë për Kosovën. Ne emrin të asaj sakrifice i bëjë thirrje të mos e heq taksën se ka me met deshë, cullak. Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë me mbetë deshë”, ka shtuar tutje.

Haradinaj ka thënë se reciprocitetin ia ka ofruar menjëherë Serbia pasi e kishte vendosur taksën.

Lidhur me taksën, Haradinaj herët në mëngjesë i ka shkruar Kurtit edhe një letër ku i kërkonte që të mos e heqë taksën. Vendimin për taksë 100 % ndaj produkteve serbe, Haradinaj e kishte marrë në fundin e nëntorit 2018./Express/

Reklama